Flirtoi publikisht me mashkullin më të bukur në botë, Drake bëhet xheloz për reperen

Flirtoi publikisht me mashkullin më të bukur në botë, Drake

Reperi Drake shpresonte që Nicki Minaj të thoshte emrin e tij në skenën e "People's Choice Awards", jo të Michael B.Jordan.

Ndryshe nga pjesa tjetër, ai nuk u impresionua me fjalimin e saj flirtues.

Nicki Minaj, e cila dikur u përfol për martesën me reperin e "God's Plan" nuk e përmendi emrin e tij në emrat falenderues.

"Falenderoj Donatella Versace për veshjen e personalizuar që më bëri për këtë natë dhe Michael B.Jordan që do më shoqërojë kur të largohem nga këtu sonte", tha Nicki.

Në të vërtetë, Drake është ndjerë xheloz për aktorin bukurosh, i cili është shpallur mashkulli më i bukur i vitit. Burime pranë reperit thonë se Nicki mund të gjente një vend tjetër për të flirtuar. Këto janë shenja xhelozie, por Nicki e ka konsideruar gjithmonë si vëlla të vogël.

EMISIONET