Flet sizmiologu: Tërmeti i djeshëm, paslëkundje. S'ka arsye për panik

Lëkundjet e tokës në vend po vijojnë ndërkohë që natën e shkuar është shënuar në orën 02:18 një tërmet me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter që është ndjerë në Tiranë dhe në Durrës.

Shumë qytetarë nxituan të dalin jashtë  ndërkohë që për sizmiologun Llambro Duni, këto paslëkundje janë normale dhe të paralajmëruara, ndaj dhe apelon qytetarët që të mos përfshihen nga paniku.

Llambro Duni: “Mund të kenë edhe lëkundje që ndihen, aq më tepër natën që është qetësi e madhe. Këtu nuk ka asgjë për tu qetësuar, absolutisht asgjë.”

Duni sqaron se lëkundja e tërmetit nuk ishte 4.5 e shkallës Rihter, siç u raportua nga Qendra Sizmiologjike EMSC, por ishte 4.0 e shkallës Rihter sipas magnitudës lokale.

Llambro Duni: “Të gjitha agjencitë e rajonit dhe botës që kanë raportuar sipas magnitudës lokale e kanë dhënë 3.7 deri në 4. Do ju lutesha të gjithë dëgjuesve tuja që të bëjnë kujdes kur lexojnë vlera të tilla.”

Prej thuajse 3 javësh që nga tërmeti i 26 nëntorit, IGJEUM ka regjistruar mijëra lëkundje, ndërsa sizmiologë shtojnë se paslëkundjet mund të zgjasin edhe disa muaj.

LEXO: Sërish lëkundje tërmeti gjatë natës, ndihen në Durrës e Tiranë

EMISIONET