Flet për herë të parë mbi pasurinë e tij në bregdet, Artan Lame: Jam njeri malesh!

Flet për herë të parë mbi pasurinë e tij në

I diskutuar shpesh herë për pasurinë e tij, drejtori i Agjencise Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka përgënjeshtruar të gjitha zërat që qarkullojnë.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit “ të Rudina Dembacajt, në RTV Ora  ku është shprehur se i di të gjitha zërat që qarkullojnë mbi tokat e Lames.

“Po të kalosh Llogoranë dëgjon lloj lloj llafesh për pronat e Lames në bregdet, përgjithësisht nuk jam njeri deti, nuk më pëlqen bregdeti mbetem fshatar malesh. As e ëndërroj dhe as se kam ëndërruar një shtëpi në bregdetin e jugut.

Aty bëhen aq shumë histori e llafe me njëri tjetrin. Dikush mundohet të hapi llafe, dikush mundohet  të më mbrojë siç thuhet kjo është e Saliut, kjo është e Ramës. Kam dëgjuar aq shumë kjo është toka Lames, ore nuk kam asnjë guralec. Ju them të gjithëve kush dëgjon për tokat e Lames në bregdet, vazhdoni punët tuaja në ato toka se ju thonë për t’ju frikesuar. Nuk kam fare lidhje" ka treguar ai.

EMISIONET