Fleckenstein-opozitës: Unë s'jam prokuror, duhen prova për akuzat ndaj Ballës

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein iu përgjigj opozitës, e cila braktisi punimet në Parlamentin Europian, duke thënë se nuk është polic apo prokuror, por duhen prova për të vërtetuar akuzat që janë hedhur ndaj Ballës.

Fleckenstein: Unë nuk jam prokuror, polic apo gjyqtar, kemi nevojë për prova për të besuar akuzat ndaj Ballës. Nuk na lejohet t’ju besojmë nëse nuk i ndiqni procedurat.

Po ashtu Fleckenstein tha se është bërë shumë progres, por përsëri ka shumë për të bërë.

Fleckenstein: Çdo vit duhet të bëhet progres, duke luftuar korrupsionin, duke luftuar krimin.

Ndërsa drejtuesja e komisionit të PE, Macovei tha se opozita dhe mazhoranca duhen të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për integrimin.

Monica Macovei: Shqipëria të plotësojë 5 prioritetet kyçe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo është koha që partitë të bëhen sëbashku për përfitimet e qytetarëve shqiptarë. Vetingu është në proces, janë marrë vendime për disa nga prokurorët dhe gjyqtarët.

EMISIONET