Emërimin si këshilltar i Gramoz Ruçit të Knut Fleckenstein, ka ngjallur reagime, mes tyre edhe nga këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Henze shkruan në Twitter se Fleckenstein duhet të tregojë sa e ka rrogën dhe për çfarë paguhet, dhe a po i jepen paratë e taksave nga populli shumë i varfër shqiptar.

Henze: Fleckenstein gjithashtu duhet t'i tregojë publikut diçka për masën e pagës së tij, dhe për çfarë rroga paguhet, për të kaluarën ose të ardhmen. Mbi të gjitha, a po i jepen paratë e taksave nga populli shumë i varfër shqiptar apo po merr dëmshpërblim?

A është ai në kontakt me miqtë e industrisë apo me organizatat miqësore të drogës të Ramës? Ankesa? Në fakt, Brukseli merrej me dokumente konfidenciale të BE-së, si sigurohet konfidencialiteti?

Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Çezar Ndreu, ish i përndjekur politik, anëtar i këshillit të federatës panshqiptare të Amerikës Vatra, i cili shkruan se është e turpshme që një politikan shqiptar të punësohet nga një ish-komunist shqiptar.

Ndreu: Sa turp, një politikan gjerman punësohet nga një ish-komunist shqiptar, kur ka me mijëra shqiptarë që kanë emigruar jashtë për një vend pune. Komunistët arritën deri aty sa te punësonin edhe Ton Blerin anglez, wow, Albania look like El Dorados!




/Ora News.tv/