Kaos i vërtetë te Flamurtari i Vlorës. Në momentin që pritej të forcohej, skuadra bregdetare ka pësuar një hemoragji, e cila pritet të pasohet me të tjera.

Dy futbollistë ballkanas, përkatësisht boshnjaku, Semir Bajraktarevic dhe mbrojtësi grek, Georgios Sarris kanë prishur kontratën me klubin vlonjat, duke u larguar menjëherë.

Lëvizje të bujshme këto, që sipas të gjitha gjasave vijnë për shkak të vonesave apo pagave të papaguara. Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë në vitet e fundit, që kulmojnë me sezonin aktual.

Pas 12 javëve të para, kuqezinjtë kanë grumbulluar vetëm 4 pikë, duke u pozicionuar kështu në vendin e fundit të klasifikimit.  



/Ora News.tv/