Flamurtar i pafuqishëm, Vllaznia i merr tre pikët dhe ngjitet e dyta

Flamurtar i pafuqishëm, Vllaznia i merr tre pikët dhe ngjitet e dyta

Flamurtari e mbyll ashtu siç e nisi fazën e parë, me humbje. Vlonjatët vulosin një fazë për tu harruar, teksa u mposhtën në duelin e 9-të të këtij sezoni nga Vllaznia, 3-1.

Shkodranët tregojnë edhe njëherë se po kalojnë një moment të mirë dhe këtë e bëjnë kundër Flamurtarit, që numëron vetëm 2 pikë nga 27 të mundshme. Kruja zhbllokoi shifrat pas 32 minutash lojë, teksa Sukaj vendosi baraspeshën në 1-1.

Dalja me kartonin e kuq të Deliaj në limitet e pjesës së parë u duk se i karikoi shkodranët në dhomat e zhveshjeve, pasi u futen në fushë me një tjetër ritëm. Shtubina në minutën e 72-të kaloi në avantazh sërish miqtë, teksa goli i brazilianit Da Silva vulosi rezultatin final në 3-1.

Ky tre pikësh i ngjit shkodranët përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim me 15 pikë, një më pak se Bylisi kryesues. Ndërkaq, Flamurtari stampohet në fundin e tabelës me 2 pikë.

EMISIONET