Flamur Çelaj thirrje Ramës: Lini njerëzit të vijnë në Vlorë. Uji i detit lufton COVID-in

Flamur Çelaj thirrje Ramës: Lini njerëzit të vijnë

Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë pengesat për turistët që të mund të vizitojnë Vlorën.

Përmes një videomesazhi në facebook Çela ka dhe një thirrje për kryetarin e bashkisë dhe fton të  gjithë qytetarët të vizitojnë bregdetin fantastik

“Zoti kryeministër të lutem hiq dorë nga pengesat për plazhin. Jo se vlonjatët do të të marrin dorën ty për tu larë në plazh. S’ka perëndi që i ndal ata por hiq dorë nga pengesat që u bën turistave në Vlorë. Kam dhe nje thirrje për kryetarin e bashkisë: Hiq dorë nga të gjitha llojet e taksave të bashkisë për lokalet dhe hotelet që kanë plazhe dhe plazhet private. Lini njerëzit të lirë.Uji i detit lufton COVID-in dhe cdo lloj koronavirusin”

Videomesazhi shoqerohet dhe me një mesazh ku fton shqiptaret te vizitojne Rivieren e Vlores.

"Të dashur miq,
Sot dua të kujtoj dhe t’ju kujtojë që Max Ëeber e konsideronte atdheun vendin e fëmijëve dhe jo te eterve.
Nuk duhet ti japin femijeve tanë estetiken e pushtetit dhe artin e manipulimit te realitetit që po ndodh në ditët e sotme. Bukuria Jonike është ajo magji që na shpëton nga kjo vorbull dhe Ju ftoj së bashku me familjet tuaja të vini në Rivierën e Vlorës.

Mjaft, me narracionet televizive dhe mjaft me emocionet bosh që Ju kanë plogështuar jetën.
Deti është emocion I vërtet dhe nuk i përket asnjë VKM-je antarët e të cilit marrin vendime të padrejta për ju dhe biznesin e turizmit, por nuk u vë faj atyre se ata nuk kanë paguar kurrë taksa në jetën tyre dhe nuk e kuptojnë hallin e sipërmarrësve Vlonjat të turizmit.

Deti është dhuratë dhe forcë e natyrës ashtu si mali apo lumenjtë
Ju përshëndes me këtë blu të pastër JONIAN" 

EMISIONET