Fjodora Fjora: Lufta për Eurovizion “fshatarësi e madhe”. “Sanremo” shumë i vjetruar

Fjodora Fjora: Lufta për Eurovizion “fshatarësi e madhe”.

Gazetarja Fjodora Fjora komenton luftën e  fundit për Eurovizion si “fshatarësi e madhe e ngelur pas mode”

Edhe festivalin “Sanremo” I cili përflitet çdo vit edhe në Shqipëri, sidomos këtë vit ku një nga prezantueset e saj do të jetë Alketa Veisiu e sheh si shumë të vjetruar.

E ftuar në “Ditë e Re”në televizionin “Ora” përballë gazetarëve Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu, Fjora kishte këtë koment:
"Nuk më pëlqen fare Sanremo. Shumë i vjetruar. Është asgjë. Nuk e kuptoj këtë luftën në Eurovizion. Një fshatarësi e madhe e ngelur pas mode. Pse duhet të merremi me një Eurovizion. Është gjëja më koti që ndodh më koti që ndodh në Europë sa i takon artit e kulturës. Nuk e di cfarë përbën për muzikën ndërkombëtare. Nuk dua as ta minimizoj e as të tregohem fodulle por asnjë nga yjet e muzikës botërore nuk ka pasur asnjë ngasje. Duhet të jemi realistë. Megjithë respektin Eurovizioni apo.. nuk ngre ndonjë peshë të madhe." 

EMISIONET