"Fjalori i termave bazë të Kimisë", prezantohet botimi i parë në Anglisht

"Fjalori i termave bazë të Kimisë", prezantohet botimi

Kimistët që duan të thellojnë njohuritë dhe studimet e tyre në këtë fushë do të kenë tashmë si ndihmë edhe një fjalor të ri.

Akademia e Shkencave prezantoi fjalorin e parë Shqip-Anglisht dhe Anglisht-Shqip të terminologjisë bazë të Kimisë. I ndarë në dy pjesë, gjuha e parë e këtij fjalori është ajo shqipe, kurse si bazë referimi për saktësimin e kuptimit të termave është anglishtja.

Fjalori ka 7000 terma një fjalësh e togfjalësh, të bazuar në fjalorin e parë të Frank Bardhit dhe deri te botimet më të fundit. Fjalori ka dy funksione, është normativ duke synuar të vendos norma mbi këtë fushë dhe është i pari në gjuhën anglisht.

“Mund të ketë më shumë interes për kimistët sepse gjuhëtarët i njohin mirë këtë çështjes. Në krye të listët qëndron fjalori latinisht-shqip i Frank Bardhit. Këtu fillon leksikografia shqipe e vitit 1635. Ai përmban më shumë se 7000 terma. Gjuha e parë është gjuha shqipe. Nuk është fjalor shpjegues  enciklopedik por është fjalor normativ,”- u tha gjatë prezantimit të fjalorit.

Në fjalor një rëndësi e veçantë i është kushtuar mënjanimit të huazimeve të panevojshme duke i shqipëruar ato.

EMISIONET