Afrona Dika dhe Blero Muharremi i dhanë fund beqarisë. Ata organizuan një ceremoni madhështore për të shijuar ditën më të lumtur të jetës.

Cifti kishte menduar për një dasmë nën qiellin e hapur, ku të ftuar ishin familjarë e miq, ndër ta edhe emra të njohur të ekranit. Pas dasmës, të dy e kanë shprehur publikisht se sa duhen me anë të postimeve në Instagram.

“Jam mashkulli më me fat në botë”, shkruajti Blero. Edhe Afrona nuk hezitoi që të shprehte ndjenjat e saj publikisht.

“Një herë e një kohë, në mes të një jete të thjeshtë, dashuria na dha një përrallë. Po, unë dua. Të dua për jetë”, shkruajti Afrona në fotografinë ku shkëmben puthje me Bleron.


/Ora News.tv/