"Fituam", media serbe: Hoqëm reklamat e të preferuarës së Thaçit dhe Haradinajt nga Beogradi

“Fitoi Informer!” Kështu e ka nisur artikullin media serbe pasi ushtroi presin ndaj autoriteteve për heqjen e reklamave të Rita Orës në qytetin e Berogradit.

Një ditë pas publikimit të lajmit nga Informer se “e preferuara e Thaçit dhe Haradinaj” ishte në pankartat e kryeqytetit, reklamat u hoqën.

“Këngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një 'Shqipërie të Madhe', është ‘dëbuar’ nga pankartat në qendrën e qytetit të Brogradit,”-shkruan media serbe.

Informer shkruan se “Rita Ora, e cila këndoi në 10-vjetorin e shtetit fake të Kosovës dhe që nuk humbet mundësinë për të treguar shqiponjën dykrenore ishte shfaqur në më shumë se 27 tabela në të gjithë Beogradin.”



EMISIONET