Fitorja ndaj Tiranës, Daja: Grupi i gjymtuar po na cënon objektivat

Fitorja ndaj Tiranës, Daja: Grupi i gjymtuar po na cënon objektivat

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja shprehet i bindur se nëse do të kishte një grup futbollistësh më të plotë skuadra e tij do të qëndronte më lart se është aktualisht. Këtë prononcim e bëri pas fitores 1-0 ndaj Tiranës, për të cilën shprehu konsideratën për situatën që po kalon.

“E kishim vlerësuar Tiranën prej lojërave të mira, jo prej pozicionit. Shfrytëzuam pushimin, që ka dy anë medalje. Humb ritmin e lojës, u pa që patëm probleme në pjesën e dytë. Ishte ndeshja që na mban lart, afrohemi me vendin e tretë. Për të gjitha këto e vlerësuam maksimalisht kundërshtarin. Na vjen keq për pozicionin e tyre, por bëjmë më të mirën për Flamurtarin. Jam i kënaqur me këtë ecuri që ka ekipi. për të qenë i sinqertë, janë ata përpara dhe pastaj vijmë ne si staf. Nëse do kisha grupin që nisi kampionatin, do isha në rregull”.-tha Daja.

EMISIONET