Fitorja ndaj Skënderbeut, Arapi: Luajtëm për familjet në Durrës e Thumanë

Fitorja ndaj Skënderbeut, Arapi: Luajtëm për familjet në

Një gol i Lorenco Vilës riktheu te fitorja Teutën, që mposhti minimalisht 1-0 Skënderbeun.

Fitore që merr vlerën e 3 pikëve në klasifikim, por një duel force për atë që qyteti i Durrësit kaloi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në studion e "Ora Sport", kapiteni i bregdetarëve, Renato Arapi tregoi emocionet e atij 90 minutësh, si dhe mënyrën e motivimit nga ana e trajnerit, Bledi Shkëmbi.

"Erdhi fitorja në momentin e duhur jo për lojën që kemi pasur, por për atë fatkeqësi që na kapi. Dua të falenderoj ato tifozë që erdhën për të na ndjekur nga shkallët e stadiumit. Përveç pjesës që do të ishin agresiv në fushë, Teuta dhe djemtë duhet ta fitonin këtë ndeshje për banorët e goditur nga tërmeti si në Durrës dhe Thumanë, pasi me futboll mund të kalojmë sa do pak atë shok që kishin kaluar. Lot ka pasur në dhomat e zhveshjeve, pasi trajneri nisi të bërtiste, ku na kërkonte të fitonim ndeshjen dhe t'i bënim një dhuratë atyre banorëve që kanë humbur shumë në këto ditë," tha Arapi.  

EMISIONET