Fitorja ndaj Moldavisë dhe ekipi i Rejës, Duka: Është kthyer arma jonë më e fortë, atmosfera

Fitorja ndaj Moldavisë dhe ekipi i Rejës, Duka: Është kthyer

Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer te fitorja, teksa në "Elbasan Arena" mposhti 2-0 Moldavinë në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja koleksionojnë edhe 3 pikëshin e parë në drejtimin e italianit, i cili ka fituar besimin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Në një prononcim për mediat, ky i fundit u shpreh se mosha nuk është ajo që personifikon Rejën, pasi puna e tij e palodhur është vënë re në dy takimet e para të drejtuara prej tij, ndaj Islandës dhe Moldavisë.

"Të gjitha ato që janë në kombëtare janë të mirë për mua. Nuk ka dallim domethënë. Çdo njeriu që i jepet besim, çdo njeriu që i jepet bluza e meriton atë. Jep maksimumin dhe jam i kënaqur që sot bënë një rezultat pozitiv për të ndryshuar një lloj atmosfere që të gjithë e kanë parë se nuk ka qënë shumë pozitive, rreth këtij ekipi. Ne kemi bërë pak rezultate pozitive. Uroj që t'i ketë kthyer fat ekipit dhe të rikthejë gjithë atmosferën pozitive përrreth ekipit tonë kombëtar, armën tonë më të fuqishme për të arritur suksesin. Mendoj se kishim edhe lojë edhe rezultat. "-tha Duka.

"E vetmja vërejtje që më kanë bërë kur kam vendosur të kem Rejën trajner ka qënë:Pse është 73 vjeç? Kurse për të tjerat nuk besoj se duhet mendimi im Është një trajner shumë i mirë. Ka bërë mirë në vetëm pak ditë, duke rikthyer atmosferën pozitive në ekip dhe në kthimin e besimit te ekipi. Mendoj se dhe ju e keni parë, çunat e kanë pasqyruar në Islandë dhe sot që kishin besim në vetvete. Biles më shumë në Islandë se sa sot. "-shtoi kreu i FSHF-së.

"E patë sot që Islanda fitoi me Turqinë. Nuk mund të themi se tashmë që janë 3 skuadra me 9 pikë dhe ne me gjashtë synojmë vendin e dytë. Jemi afër tashmë dhe çdo gjë mund të ndodh. Është një grup që deri më tani, fatkeqësisht ka pasur 3 pikësha. Po të ketë edhe 1 pikësha do të jetë edhe më mirë. Mendoj se do të fillojnë 1 pikëshat, por uroj që mos të jemi ne ato që koleksionojmë 1 pikësha, por të marrim 3 pikësha. Është grup i fortë deri në fund. Nuk mund të themi që jemi skuadra më e mirë e grupit, të paktën në letër. Teorikisht, çdo njeri, jo vetëm ata që janë analist futbolli mendon se Franca është favoriti kryesor, Turqia dhe Islanda pak më pak, por edhe Shqipëria është aty. "-përfundoi Duka.




EMISIONET