Ish-drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Eduard Prodani ka komentuar fitoren mjaft të kontestuar të Partizanit, 3-1 ndaj Flamurtarit. I ftuar në 'Fair Play nga Enkeleida Zeko", Prodani  tha se pavarësisht reagimit të Flamurtarit, ndryshimet e Gegës rikthyen në binarë skuadrën e kuqe.

"Nga pikëpamja sportive ishte një ndeshje interesante. Pas golit të Partizanit mendova se mbaroi ndeshja. Por reagimi i Flamurtarit më pëlqeu, pasi tregoi një fytyrë, një forcë karakteri. Gjithsesi, Partizani e kishte në anën e vet ndeshjen. Fakt ishte se Partizani u bllokua pas golit të barazimit. Ndryshimet e Gegës rikthyen Partizanin, që nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim fitoren."-tha mes të tjerash Prodani.


/Ora News.tv/