Fiton mijëra paund në muaj, biznesmeni kërkon të dashur për Shën Valentin

Fiton mijëra paund në muaj, biznesmeni kërkon të dashur

Një biznesmen i ri që fiton 66 mijë paund në muaj është zemëruar me femrat materialiste duke e bërë që të presë “Shën Valentinin” si beqar.

Mattheë Lepre, 26 vjec fiton të ardhura kaq të mëdha nëpërmjet firmave komerciale online dhe një biznesi kursesh në botë.  Në intervistë për “MailOnline”, ai tha se është gati për të patur një lidhje serioze me një femër që e do për karakterin jo për paratë.

“Dua të dal me dikë që dëshiron të qëndrojë me mua si njeri dhe jo për llogarinë time bankare. Përgjatë suksesit tim kam kuptuar se lumturia apo dashuria nuk blihet me para dhe familja, partneri, është dikush që dëshiron të qëndrojë krah teje në të mirë e në të keqe”, tha 26-vjeç ari.

Sipërmarrësi nga Australia tha për “MailOnline” se askush nuk mund ta akuzojë se ka përdorur paratë. Para tre vitesh, Mattheë bënte më parë 3 punë për të mbështetur nënën e tij. Tani ia ka dalë që të bëjë një jetë luksoze vetëm falë bizneseve online.

EMISIONET