Megan Rapinoe është lojtarja më e mirë për vitin 2019. Verdikti është dhënë nga gazetarët, trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve nga e gjithë bota, duke e konsideruar amerikanen si lojtarën më të mirë të vitit.

Për këtë fakt, "France Football" e ka shpërblyer me titullin e "Topit të Artë" për femra. Amerikania luan si mesfushore sulmues. 34-vjeçarja luan si mesfushore-sulmuese teksa ndihmoi vendin e saj për të fituar Kupën e Botës.

Për të arritur te trofeu, Rapinoe mundi yje të tillë si Lucy Bronze e Anglisë dhe Ellen Ëhite, Vivianne Miedema nga Hollanda, Sam Kerr i Australisë dhe shoqet e  skuadrës së USËNT, Alex Morgan, Rose Lavelle dhe Tobin Heath.

Gjithashtu, në këtë vit, Rapinoe, fitoi Këpucën e Artë (pasi shënoi gjashtë gola) dhe Topin e Artë si golashënuesi më e mirë dhe lojtarja më e mirë.

/Ora News.tv/