Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë Fitër Bajramin, ditën që shënon përfundimin e muajit të shenjtë për ta, të Ramazanit! Mijëra besimtarë falën namazin në sheshet dhe xhamitë kryesore të vendit. Gjatë ligjëratave të namazit u përcollën mesazhe për paqe dhe harmoni në shoqëri dhe në familje.

Me thirrjet 'Allahu Ekbar', besimtarët myslimanë në të gjithë vendin falën namazin e Fiter Bajramin, festës qe përmbyll muajin e Ramazanit.

Në Durrës, Korçë e Vlorë, Shkodër, falja u krye pranë xhamive kryesore në praninë e mijëra besimtarëve të moshave të ndryshme.

Një pjesë e tyre u detyruan të qëndrojnë në rrugë.

Myslimanët e Lushnjes u falën në Palestrën e një shkolle, ndërsa në Fushë Krujë, besimtarët e falën Kurban Bajramin në stadiumin e qytetit.

Besimtarët u lutën për shëndet, mbarësi e lumturi, ndërsa imamët e myftitë në të gjithë vendin dhanë mesazhe solidariteti e harmonie.

Mbrojtja e vlerave të familjes dhe shoqërisë shqiptare ishte pjesë e ligjëratës.

Festa e Fiter Bajramit vijon me tej me vizita urimi dhe me drekën tradicionale me familjen.

 

/Ora News.tv/