Fisi i Amazonës i izoluar historikisht nga mikrobet, rrezikon të shuhet nga koronavirusi

Brazili ka njoftuar rastin e parë me koronavirusit në fisin e largët të quajtur Yanomami, një grup indigjen i Amazonës i njohur për largësinë dhe prekshmërinë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Pacienti i parë është një djalë 15-vjeç, i cili ndodhet në terapi intensive në një spital në Boa Vista, në kryeqytetin e Roraima, thanë zyrtarët.

"Sot konfirmuam një rast në fisin Yanomami, i cili është shumë shqetësues", tha Ministri i Shëndetësisë Luiz Henrique Mandetta në një konferencë shtypi të Mërkurën.

"Ne duhet të jemi trefish të kujdesshëm me komunitetet Indigjene, veçanërisht me ato që kanë shumë pak kontakte me botën e jashtme."

Brazili ka konfirmuar të paktën shtatë raste me koronavirus në mesin e popullsisë autoktone, sipas gazetës, Globo.

E para ishte një vajzë 20-vjeçare nga grupi etnik Kokama, e cila rezultoi pozitive një javë më parë.

Brazili është shtëpia e rreth 800,000 njerëzve indigjenë, ku formojnë mbi 300 grupe etnike.

Fisi i Yanomamit, të cilët njihen për pikturimin e fytyrës dhe shpimin e ndërlikuar të saj, përbëhet nga rreth 27,000 pjestarë.

Të izoluar kryesisht nga bota e jashtme deri në mesin e shekullit të 20-të, ato u shkatërruan nga sëmundje si fruthi dhe malarja në vitet 1970.

Këta njerëz të Amazonës janë veçanërisht të prekshëm nga sëmundjet e importuara, sepse ato janë izoluar historikisht nga mikrobet kundër të cilave, pjesa më e madhe e botës ka zhvilluar imunitet.

EMISIONET