Përpos rezultatit, sfida përmbyllëse e raundit kualifikues të Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës ishte një "vatër" edhe për shumë çështje të tjera.

Stadiumi i ri, tifozët dhe skandali me himnin shqiptar në ndeshjen e parë të "Stade de France" ishin të tjera pika që francezët i trembeshin.

Por, diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e gazetarit francez, Antoine Grognet. I pranishëm në shkallët e "Air Albania Stadium", Grognet dëgjoi fishkëllima gjatë ekzekutimit të himnit francez, por kur u njoh me arsyen kërkoi falje.

"Stadiumi ishte i mahnitshëm. Mikpritja po ashtu. Futbolli shqiptar ka pësuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit dhe për këtë ndjej një simpati të madhe. Gjithçka shkoi mirë gjatë takimit. Kishte firshëllima në momentin e himnit tonë, por tani që e mësova arsyen, i kërkoj falje tifozëve shqiptarë që presidenti jonë, Emmanuel Macron nuk i dha dritën jeshile për të hapur bisedimet për anëtarësimin në BE," u shpreh gazetari i "TFI".

Për sfidën e vlefshme për grupin H kualifikues të Euro 2020 kishte një interes mjaft të larta nga ana e gazetarëve francez, të cilët mbeten të mahnitur nga pamjet dhe atmosfera që i dhuroi kryeqyteti shqiptar.

/Ora News.tv/