Firence, 36 vjeçari shqiptar i hedh benzinë tezes së tij për ta djegur

Firence, 36 vjeçari shqiptar i hedh benzinë tezes së tij

Një burrë 36 vjeçar shqiptar i hodhi benzinë tezes së tij dhe kërcënoi t'i vinte zjarrin asaj dhe dyqanit të saj të zdrukthëtarisë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (24 dhjetor) në Firence të Italisë.

Shqiptari i kërkoi tezes së tij të tërhiqte një denoncim në polici të bërë gushtin e kaluar, pasi ajo e kishte akuzuar atë për dhunë.

Menjëherë pas ngjarjes së sotme, shqiptari u arrestua nga karabinierët, duke shpëtuar kështu gruan që mund të kishte pasoja fatale.

Gjatë luftës me tezen e tij, ai kishte spërkatur veten dhe gruan me lëndë djegëse duke kërcënuar se do të vinte zjarrin gjithashtu.

Policia e gjeti 36 vjeçarin duke u përpjekur të fshihte benzinën.

Mediat lokale italiane shkruajnë se ngjarjet mund të kenë si prapavijë motivet e xhelozisë, pasi ai dyshonte tek burri i tezes së tij.

Pas aktit të fundit, shqiptari u dërgua në burgun Sollicciano në Firence ku me gjasë do të kalojë edhe festën e fundvitit.

/S,Ll/



EMISIONET