Finlanda mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Finlanda mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Gjatë takimit në Helsinki të Finlandës, me ministrin shqiptar, gent Cakaj, Soini konfirmoi se vendi i tij do të përpiqet jo vetëm të jetë votues në favor të këtij vendimi, por edhe lobues pranë shteteve të tjera.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj shprehu mirënjohje ndaj ministrit Soini për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe tha se shpreson në vijimin e kësaj mbështetjeje edhe gjatë Presidencës së ardhshme të Bashkimit Evropian nga ana e Finlandës në korrik 2019.

Dy ministrat, Cakaj dhe Soini, diskutuan gjithashtu për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh në kuadrin e politikës së jashtme dhe ekonomisë.

Më herët Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj zhvilloi një takim me eksponentë të rëndësishëm të Organizatës për Politika të Jashtme të Finlandës Paasikivi. Takimi me kryetarin e organizatës dhe anëtarë të tjerë të saj, ku përfshihen ish-kryeministra, presidentë, u përqendrua në përparimin e Shqipërisë në integrimin evropian dhe zhvillimet në rajon.

EMISIONET