Prokuroria në Greqi ka urdhëruar fillimin e hetimeve për nxjerrje të sekretit shtetëror nga portali "iefimerida.gr".

Portali publikoi i pari çështjen e pagesave nga fondet sekrete të MPJ-së së shtetit helen për mediat në Shqipëri e Maqedoni.

Pas urdhrit për hetime, ka pasur reagime të furishme  nga partitë e opozitës dhe komuniteti i gazetarëve.

PASOK thotë se Qeveria kërkon të mbysë lirinë e shtypit, ndërsa Partia to Potami thekson se gjuetia ndaj gazetarëve dëshmon panikun e qeverisë.

Vetë portali "iefimerida.gr" deklaron se: Çështjen nuk e hapëm ne, po ministrat Kotzias dhe Kammenos.




/Ora News.tv/