Fillojnë streset e dasmës! Këngëtarja shqiptare merr dhuratën e duhur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj u komentua gjatë për martesën e saj në mes të Pragës.

Ajo mori një prej propozimeve më të bukura në botë, në një atmosferë magjike me lule e qirinj ndërsa tani duket se po planifikon martesën.

Më anë të një postimi në Instagram, ajo është suprizuar me një dhuratë nga mikesha e saj.

“Hidhe një të tillë në pijen tënde kur planifikimi i martesës të fillojë të të stresojë”, shkruhet në letrën që i bashkangjitej tabletave, të cilët janë qetësues natyralë.

Ndërkohë, ndjekësit e Afërditës janë në pritje të dasmës së madhe me partnerin e saj Jakup Kindl.

EMISIONET