Figo nuk mban sekrete, zbulon fituesin potencial të "Topit të Artë"

Figo nuk mban sekrete, zbulon fituesin potencial të "Topit të

Na ndodh shpesh që të zbulojmë që emër që e meriton fitimin e "Topit të Artë" dhe çuditërisht zgjedhim mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Por, një gjë të tillë nuk e bën ish-futbollisti i Realit të Madridit, Luis Figo. Nënkampioni i Europës në vitin 2004, ka thënë se kapiteni aktual i Realit të Madridit, Sergio Ramos, e meriton që ta fitojë këtë trofe prestigjioz.

“Është e qartë që Sergio Ramos e meriton ta fitojë "Topin e Artë". Të qenit mbrojtës është gati sikur të jesh portier. Është shumë e vështirë që ta fitosh çmimin, por Cannavaro e ka arritur këtë”.-tha fillimisht Figo.

Portugezi i cili është vetë fitues i çmimit më prestigjioz, vijoi duke thënë që të fituarit e këtij çmimi varet edhe nga koha, dhe jo vetëm nga cilësia.

“Varet edhe nga momenti, nga viti, ama sa i përket vetëm cilësisë, Ramos duhet që ta fitojë”.-ka thënë Figo në një intervistë për "Marca".

EMISIONET