Fifi dhe Flori Mumajesi do surprizojnë fansat me bashkëpunim?

Fifi dhe Flori u përfolën gjatë se janë në një lidhje dashurie dhe më pas deklaruan se janë thjesht miq të mirë. Duke parë se fansat i duan shumë, ata duket se po mendojnë të sjellin një bashkëpunim.

Kjo gjë vihet re nga dy fotografi të tyre në të njëjtin pozicion. Fifi e ka shoqëruar fotografinë me shkrimin: “E dua zërin tënd” që mendohet të jetë titulli i këngës së re.

Ndërsa Flori shkruajti: “Ai është edhe një super fotograf”, duke edituar Ylli Limanin që është këngëtar, tekstshkrues dhe kompozitor. 

EMISIONET