FIFA dënon Serbinë për fyerjet ndaj Kosovës

FIFA dënon Serbinë për fyerjet ndaj Kosovës

Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar, pas koreve fyese së tifozëve kundër Kosovës në ndeshjet ndaj Austrisë dhe Gjeorgjisë.

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 160 mijë franga zvicerane për incidentet e tifozëve në ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”

Institucioni më i lartë i futbollit në botë ka thënë se “banerë politikë dhe diskriminues” u shfaqën në ndeshjet ndaj Austrisë dhe ndaj Gjeorgjisë.

Gjoba po ashtu lidhet edhe me thirrjet politike në Vjenë. Tifozët ishin dëgjuar teksa kishin bërë thirrje për Kosovën, shkruan “Foxsports”.

EMISIONET