"Vështirësi në frymëmarrje", 10 nxënës e mësues të shkollës "Janaq Kilica" në Fier përfundojnë në spital

Përhapja e një arome të përshkruar si mbytëse shkaktoi panik në Shkollën "Janaq Kilica" në Fier.

10 nxënës dhe staf i shkollës përfunduan në spital për ndihmë mjekësore me vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

Prej aty një nga nxënëset që shfaqi probleme tregoi se era vinte nga një klasë që funksionon si laborator.

"Erdhi një erë mbytëse, nuk të linte të merrje frymë", tha nxënësja.

Pasi morën ndihmën e parë të gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës lanë spitalin pa asnjë rrezik për jetën.

Mjeku Reanimator që i trajtoi përjashtoi pistën e helmimit, por nuk ishte në gjendje të shuante misteret e lëndës që shkaktoi këtë situatë.

Për këtë do të priten rezultatet e analizave.

Mjeku reanimator Kliton Gjerazi: Dikush thotë se ishte zhurmë saksie, vetëm se erdhi një aromë e keqe që e lidhin me klasën dhe palestrën, na bezdisi fytin. Si erë pesticidesh, diçka kimike që se përcaktojmë ne.Helmimi ka kritere të tjera. Ishin 7 nxënës dhe 3 sanitare e arsimtare. 10 veta".

Ndërsa drejtuesja e zyrës Arsimore u kujdesën të rrëzojnë pistën e helmimit nga rrjedhja e gazit, ndërsa specialistja e shëndetit parësor, mohoi se në laborator po bëhej bëhej eksperiment.

"Ndodhen kaldaja të cilat nuk janë vënë kurrë në funksion me lëndën gaz"

"Nuk nuhatëm erë gazi. Janë orë bilogjie"

Edhe policia e Fierit në një njoftim të parë, tha se nuk ishte në gjendje të sqaronte shkakun e situatës së krijuar në shkollë, ndaj pret rezultatet e hetimit.


 



EMISIONET