Naftëtarët drejt grevës së urisë, protestë për pagat e prapambetura dhe nisjen e punës në Uzinë

Naftëtarët drejt grevës së urisë, protestë

Naftëtarët e uzinës së Ballshit vijojnë protestat për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në uzinë. janë më shumë se 800 naftëtarë që kërcënojnë se në rast se nuk marrin zgjidhje do të shkojnë drejt grevës së urisë.

Me 4 muaj pa paguar dhe pasigurinë për kohën se kur do të rikthehen në punë, naftëtarët thonë se po jetojnë ditët më të vështira.

Bukën po e marrin me listë dhe fëmijët thonë se i kanë hequr nga shkolla.

"Po marrim bukë me të shënuar emrin"

Me pankarta e thirrje këtë të hënë protestuan para prefekturës Fier.

Kërkuan pagat, sigurimet dhe dhanë alarmin për rrezikshmërinë që paraqet uzina si pasojë e mosmirëmbajtjes.

"Kush do t'i marrë në dorë fatet e kësaj rafinerie në këto kushte teknike aktualisht"

"Me këtë privatizim ka dalë me humbje, është privatizim me humbje"

Thonë se ndjehen të braktisur nga qeveria dhe në rast se nuk ndërhyhet për një zgjidhje të shpejtë, paralajmërojnë grevë urie.

"Greva e urisë, o ta fikin fare atë rafinerinë, ose ta ndezin njëherë e mirë"

Rafineria e Ballshit e administruar u mbyll në muajin shtator për shkak të mos furnizimit me naftë bruto nga Bankers Petroleum.

EMISIONET