Persona me maska kanë grabitur një banese në qendër të Fierit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e shtetases me iniciale E.M 40 vjeçe.

Mësohet se autoret kanë hyrë të maskuar në banese dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë (bizhuteri).

Pas denoncimit policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa subjekte dhe po punon për kapjen e autoreve.

/Ora News.tv/