Fier, makina përplaset me shtyllën, përfundon e përmbysur në mes të rrugës

Fier, makina përplaset me shtyllën, përfundon e përmbysur

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier.  Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  rruga Çelidrad, ku një automjet tip Audi me targa AA 444 MI  është përplasur me shtyllën dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në makinë.  

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.

Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve.

EMISIONET