Policia hyn me forcë në kopshtin zoologjik privat në Fier

Policia dhe veterinerët kanë hapur me forcë portën kryesore të kopshtit zoologjik privat në Fier për të transportuar kafshët.

13 kafshët do të transportohen në kopshtin zoologjik të Tiranës. Tre luanët do të trasnferohen më pas në Holandë dhe prej andej në Afrikë.

Drejtori i përgjithshëm i policisë pyjore, Anduel Xhalia tha se ndërhyrja do bëhet sot (28 tetor) pasi ka kaluar çdo afat për dorëzimin e dokumentacionit.

"Nuk e dimë se në çfarë gjendje janë kafshët, të ushqyera apo jo, ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme,"-tha ai.

Ndërsa avokati i kopshtit zoologjik 'Safari park', Elvis Sulejmani u shpreh se nuk ka asnjë vendim gjykate për marrjen e kafshëve.

Elvis Sulejmani: "I kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe dokumentacionin për vazhdimin e aktivitetit. Kafshët nuk mund të merren forcërisht."

Ai u shpreh se afati për dorëzimin e dokumentacionit mbaron të hënën.

Elvis Sulejmani: "Afati për dorëzimin e dokumentacionit mbaron të hënën në orën 16:00. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrat sipas procesverbalit të datës 17 tetor.

Inspektorët e Mjedisit janë në dijeni të këtij fakti dhe vijnë qëllimisht ditën e dielë për të marrë kafshët forcërisht dhe në shkelje të ligjit."

Reagimi i instituticioneve ka ardhur pas publikimit nga Daily Mail të fotove të luanit me sy të nxirë e të infektuar, që bënë xhiron e botës.

Pas raportimit të lajmit, më 17 tetor me urdhër të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorati i Mjedisit u paraqit pranë parkut zoologjik privat për verifikim.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu






EMISIONET