Familjarët e Bilbil Zekës akuzojnë autoritetet e burgut se e kanë shtyrë drejt vetëvarjes. Bashkëshortja duke rrëfyer bisedën e fundit thotë se po prisnin gjyqin e datës 26 ku shpresonte që 51 vjeçari të kthehej në banesë. 

Ndërsa djali akuzon se në momentin e ndalimit policia ka ushtruar terror: ''Ja tani të më vijë policia e shtetit, të bëjë terror, të më kërcënojë vëllezërit, që unë do të kthehem në vetëgjyqësi me atë shef zone. Vetëm mos të më dalë para. Ja kam thënë dhe ja them. Që ai më ka kërcënuar vëllezërit, ka bërë terror, djalin e xhaxhait se kam tani këtu, është në klasë të parë, nuk e kam këtu.''

Familjarët e Bilbil Zekës i cili prej autoriteteve deklarohet se u vetëvar në burgun e Fierit. Akuzojnë autoritetet për të gjithë ngjarjen. Djali i tij thekson se ndalimi ishte i paligjshëm, ndërsa lëndën narkotike për të cilën ia akuzojnë të atit thotë se e përdorte për të kuruar diabetin.

''Vuante nga diabeti dhe këtë ilaç e ka pirë për diabetin, ja kanë rekomanduar doktorët.''

Më tej e shoqja ngre dyshime se 51-vjeçarin e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem. Për këtë ajo tregon bisedën e fundit para vetëvarjes.

''Pyeste për fëmijët, çfarë pune po bëjnë, unë i tregova të gjitha punët. Bleu televizor më tha dua lekët e televizorit i kisha lënë për nesër. Priste datën 26 pasnesër se kishte filluar gjyqet padurim, jo ai po edhe ne.''

Për ngjarjen gruaja shprehet se do të kërkojë drejtësinë.

''Do kërkoj kamerat e aigurisë çfarë ka, se nuk më kishte shprehur asnjë shqetësim.''


/Ora News.tv/