Tre të rinj në Fier aksidentohen gjatë kthimit nga mbrëmja e maturës

Tre të rinj në Fier aksidentohen gjatë kthimit nga mbrëmja e

Mbrëmja e maturës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi për tre maturantë në Fier, të cilët janë aksidentuar me makina në rrugën Fier-Daullas.

 Makina tip“Volkswagen”e cila drejtohej nga  shtetasi D.M, 18 vjeç është përplasur me mjetin tip "Benz” me drejtues shtetasin K.B, 19 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja S.H, 18 vjeçe, banuese në Fier, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET