Fier, arrestohen 2 persona, ndalohet një i shpallur në kërkim

Fier, arrestohen 2 persona, ndalohet një i shpallur në kërkim

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Fierit, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim është ndaluar.

Një prej të arrestuarve udhëtonte makinën i papajisur me leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm të makinës së V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje, iu gjet dhe sekuestruan 2 doza kokaine.

“Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip ‘Toyota’ i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, njofton policia.

-Ndërsa i arrestuari tjetër, T.B., 24 vjeç, banues në Tiranë u kap pasi ishte duke drejtuar mjetin tip “Ford” në gjendje të dehur.

-I shpallur në kërkim, shtetasi D.C., 43 vjeç, banues në Vlorë, u ndalua pasi ishte dënuar në tetor të këtij viti, me burg.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 24.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

EMISIONET