Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Zall Bastari”, në kuadër u arrestuan shtetasit:

- I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë;

- Q. M., 68 vjeç, banues në Tiranë;

- B. H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

- L. M., 44 vjeçe, banuese në Tiranë;

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve N. M., 44 vjeç dhe  F. M., 43 vjeçe.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Zgurë”, Njësia Administrative Zall Bastar, në një serë kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë.

Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

/Ora News.tv/