Festoi si "i çmendur", Roma ndëshkon me gjobë mesfushorin belg

Festoi si "i çmendur", Roma ndëshkon me gjobë

Festimi i shfrenuar i Vitit të Ri nga Radja Nainggolan nuk ka kaluar pa pasojë për mesfushorin belg.

29 vjeçari është gjobitur me 100.000 euro për shkak se në një video të shpërndarë në rrjetin social "Instagram" ka festuar duke pirë pije alkoolike dhe tymosur cigare .

Pas komenteve negative të tifozëve, Nainggolan ka kërkuar falje.

Megjithatë, pavarësisht gjobës së majme, mesfushori rrëzikon aktivizimin në ndeshjen e kësaj fundjave të Seria A.

Video nga festa e shfrenuar e Nainggolan:

EMISIONET