Agjenti 00Thumb zbuloi një detaj ekskluziv për një bashkëpunim mes Agim Doçit me Stresin dhe Eli Farën për Festivalin e Këngës.

Në emisionin "Thumb On" në RTV Ora, tekstshkruesi tregoi të vërtetën e kësaj historie.

"Ka hatërmbetje. Ia kanë futur. I ka bërë tekstin e këngës Stresit dhe Eli Farës dhe ia kanë hequr në moment të fundit", tha agjenti 00Thumb.

I pyetur nga moderatoret rreth kësaj çështje, Doçi shpjegoi të vërtetën duke zbuluar se për tekstin e artistëve po kujdeset Rozana Radi.

Agim Doçi: Nuk më kanë përjashtuar sepse nuk është kollaj të më përjashtojnë mua nga Festivali. Përveç titujtve që kam, ata ma kërkuan që zonja Grabocka u ka thënë shkoni bëni tekst tek Agim Doçi me titullin "Bohem". Të dy janë "Bohem" ata dhe kanë shpirt të lirë. Jua dhashë tekstin, e pëlqyen shumë. Isha nja dy javë në ShBA dhe kur u ktheva, më thanë, jo, po e bën tekstin Rozana Radi. I lumtë i thashë, edhe Rozana di të shkruajë tekste.


/Ora News.tv/