Festat e fundvitit, policia ruan sheshet, bankat e qendrat tregtare

Festat e fundvitit, policia ruan sheshet, bankat e qendrat tregtare

Në prang të festave të fundvitit policia e shtetit kalon në shërbim të përforcuar.

Do të ketë kontrolle në të gjitha akset kryesore të rrugëve kombëare, gjithashtu do të organizohen operacione të përbashkëta në pika kontrolli stacionere apo të lëvizshme, për ndalimin, kontrollin e sigurt të automjeteve dhe kapjen e personave objekt i këtij kontrolli.

Gjithashtu do të forcohet kontrolli në banka zyra të këmbimit valutor apo dhe sheshe kryesore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale

"Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

Janë evidentuar dhe organizuar  shërbime, në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale të lojërave të licencuara të fatit dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjarje kriminale.

Gjithashtu strukturat e Policisë do të organizojnë takime me subjektet e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF) për përforcimin e shërbimeve të sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare."

Policia publikon masat që ka hartuar për këtë fundvit:

•             Rritja e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin;

•             Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë;

•             Evidentimi dhe kontrolli i personave me precedent kriminal e penal, mbajtja e tyre nën kontroll dhe automjeteve që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë;

•             Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave;

•             Identifikimi dhe kapja e personave të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës dhe personave në kërkim;

•             Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore;

•             Rritja e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale;

•             Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese.


EMISIONET