Katër persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një person me armë eci në oborrin e një banese dhe hapi zjarr.

Personat po shikonin një lojë futbolli kur u qëlluan me armë në oborrin e banesës në Fresno të Kalifornisë mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ndodhi në orën lokale 18:00.

Një person i armatosur hyri në oborrin e banesës dhe filloi të qëllonte në grumbullin prej 45 personash, familjarë dhe miq, që po shikonin një ndeshje futbolli.

Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

Kur oficerët arritën në vendngjarje ajo që gjetën ishin disa individë të vdekur, tha polici

/Ora News.tv/