Besimtarët mysliman falën namazin e Fiter Bajramit, mbyllja e muajit të agjërimit dhe kremtimin i Bajramit si një ndër festat më të shenjta në kalendarin e këtij besimit.

Mijëra besimtarë u bën pjesë e ritualit të faljes, ligjërimet nga imamët dhe teologët dhanë mesazhet e paqes, të besimit dhe devotshmërisë ndaj Zotit. Ndërkohë nuk ka munguar dhe urimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, që për këtë ditë feste ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë kudo ata ndodhen e banojnë:

Urimi i FSHF-së për besimtarët muslimanë:

GËZUAR FITËR BAJRAMIN!
Zoti ua pranoftë Agjërimin dhe lutjet në muajin e madhërueshëm të Ramazanit, në muajin e paqes shpirtërore dhe shpresës.
Paqe, shëndet dhe mbarësi në të gjitha familjet tuaja!

/Ora News.tv/