Fermerët e tregtarët protesta me mandarina para ministrisë së Financave

Fermerët e tregtarët protesta me mandarina para ministrisë

Fermerët tregtarët dhe agropërpunuesit të mbështetur dhe nga PAA protestuan para ministrisë së Financave kundër rritjes së kostove në bujqësi.

Ndryshimet e pakonsultuara në paketën fiskale duket se kanë krijuar ngërç duke goditur prodhimin bujqësor vendas.

Agrobiznesi ibën apel qeverisë  që të ulë tatimin mbi vlerën e shtuar si në shitje dhe në blerje mbi nivelin 6%.

Tregtarët thonë se kjo do i çojë drejt falimentit.

"Unë kam qenë emigrant dhe u ktheva, por me çfarë po shoh këtu më duket se do kthehem prapë në emigrim"

Në rast se nuk do të ketë reagim nga institucionet tregtarët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

EMISIONET