Fermerët bashkohen në sindikatë

Fermerët bashkohen në sindikatë

Fermerët shqiptarë do ti paraqesin problematikat e tyre dhe do të kërkojnë zgjidhje nga qeveria përmes një organizimi sindikal.  Sindikata e Bashkuar e Fermerëve u shpall nga Lushnja, ndërsa synimi kryesor është plotësimi i 5 kushteve që ata i kanë vënë qeverisë për të rigjallëruar bujqësinë.

Për herë të parë pas gati tre dekadash në ekonomi tregu, fermerët janë bashkuar në një sindikatë që ka marrë për sipër të mbrojë interesin e përbashkët

Krijimi i sindikatës së Bashkuar të Fermerëve u shpall nga Lushnja dhe si objektiv kryesor i organizimit do të jetë plotësimi nga qeveria i 5 kërkesave që sipas tyre do të gjallërojë bujqësinë.

“Jemi në negociata me qeverinë. Po përdorim çdo formë të aksionit sindikal që të arrijmë në realizimin e këtyre 5 kërkesave”. 

Sindikata ka lindur si bashkim i rreth 500 fermerëve, por ata thonë se do të synojnë të përfaqësojnë të gjithë të shqiptarëve që jetën e tyre kanë lidhur me tokën.

Fermeri: Çdo fermer të jetë i përfaqësuar dhe i mbrojtur në problemet që ka.

Për gjithë vështirësitë që kanë hasur këtë vit fermerët kanë protestuar disa herë në rrethe dhe pranë Ministrisë së Bujqësisë. Ata kërkojnë subvencion 10 lekë për çdo kilogram të prodhimit, rregullimin e mekanizimit të TVSH dhe ngritjen e një laboratori për kontrollin e cilësisë së prodhimeve.

EMISIONET