Ferizaj, kapen 220 kilogramë drogë e shkuar nga Shqipëria, arrestohen pesë persona

Një sasi prej 220 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë është sekuestruar nga policia e Kosovës në zonën e Ferizajt, ndërsa thuhet se ka shkuar nga Shqipëria. Pesë persona kanë përfunduar në pranga, duke sekuestruar edhe tri vetura.

Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Prokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e arrestit për 48 orë.

Deklarata e Policisë së Kosovës: 

“Ky operacion policor është realizuar nën urdhëresën dhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë Themelore Ferizaj, Departamenti për krime të Rënda, pasi është vazhdimësi e hetimeve që ndërlidhet me një operacion policor të realizuar në tetor të vitit 2018.  Si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive me 09.02.2019, në dy lokacione të Ferizajt është realizuar kontroll policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë vepruar si grup kriminal të përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjatë këtij operacioni policor është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike e llojit  marihuanë e mbështjellë në 193 paketimeve, e cila pas matjes ka rezultuar të jenë 209.202 kg

Gjatë këtij operacioni policor  janë arrestuar gjashtë personat e dyshuar XH.S. viti i lindjes 1990, B.S. viti i lindjes 1978, G.K.  viti i lindjes 1991, si dhe tre shqiptar të Maqedonisë, F.B. viti i lindjes 1992, J.B. viti i lindjes 1997 dhe F.B. viti i lindjes 1994.

Në këto lokacione përveç konfiskimit të substancës narkotike, në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër vetura (pasat, Venta, Golf IV dhe Sharan), para kesh 839 euro e 95 cent, para kesh 520 denar Maqedonas, para kesh 3 dollar Amerikan dhe gjashtë telefona celular. Referuar operacionit të parë policor të realizuar në tetor të vitit 2018, ku ishin konfiskuar  108 kilogramë e 13.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë , si dhe tani rastit të mbrëmshëm ku janë konfiskuar 193 paketimeve, në sasi prej 209.202 kg. totali rezulton të jetë rreth 317 kilogram.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit  personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

EMISIONET