“Fëmijët e mi janë nën rrënoja ”, britmat prekëse të gruas që e shpëtuan

“Fëmijët e mi janë nën rrënoja ”, britmat

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi.

E shtrirë në barrelë ajo u ka bërë thirrje ekipit të shpëtimit se fëmijët e saj janë ende nën rrënoja.

Pasi ata e pyetën nëse kishte ende persona të bllokuar, ajo u ka shpjeguar se fëmijët e saj janë të bllokuar tek shkallët e ndërtesës, poshtë vendit ku u gjet gruaja.

E gjithë biseda është regjistruar në kamera.

Numri i viktimave nga tërmeti vazhdon ende të jetë 22 ndërkohë që numri i të shpëtuarve vazhdon të rritet.

Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ndërkohë që të plagosurit ndodhen në spital.

EMISIONET