Rusia pengon integrimin? Kryetarja e Komisionit të Sigurisë: Duhet të jemi të kujdesshëm

Rusia pengon integrimin? Kryetarja e Komisionit të Sigurisë: Duhet

Rruga drejt integrimit në familjen evropiane përveç pengesave që mund të hasë nga kriza politike në vend, sipas socialistëve ky proces po tentohet të ngadalësohet nga vende të treta. Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama u shpreh se Rusia kërkon të pengojë integrimin e Ballkanit drejt Bashkimt Evropian. 

Të njëjtin qëndrim mban edhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, e cila kërkon më shumë vëmendje nga institucionet e vendit për të mos lënë influencën ruse të ndikojë në proceset e vendit tonë.

Felaj: Në interesat tona për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian në jo pak raste ka gjetur kundërshti nga fqinjët. Asnjë gjë nuk duhet anashkaluar. Secilit fakt, secilës ndodhi unë besoj se duhet ti japim seriozitetin dhe vlerën e duhur.

Pas hetimit nga Prokuroria për paratë e financuar për lobimin e PD në SHBA, socialistët kanë hedhur akuza ndaj protestës së opozitës si të sponsorizuara nga Rusia.

Felaj: Ka një narrativë të shtuar proruse pas çdo dite proteste të opozitës, edhe kjo nuk është e natyrshme aspak.

Por pavarësisht ndikimit rus apo protestave të opozitës, vendimi i qershorit për hapjen e negociatave për Shqipërinë mund të shtyhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare të Unionit.

EMISIONET