Roger Federer nuk njeh rival në grupin B të Atp World Tour që po zhvillohet aktualisht në Londër.
Zviceriani i cili kishte fituar 2 ndeshjet e para, mundi kroatin Marin Cilic me sete  6-7, 6-4, 6-1, dhe gjithë takimin 2-1

Federer mbajti rekordin e tij mbresëlënës, pasi ka humbur vetëm katër herë gjatë gjithë sezonit. Ai gjithashtu qëndroi në rrugën e duhur për t’u bërë sërisht numri 1 i botës, pasi me 1,500 pikët që do merrte nëse do triumfojë në këtë kompeticion do ngushtojë distancën me Nadal në vetëm 140 pikë .

/Ora News.tv/