Federata fiksohet me stadiumet, tjetër impiant i shtohet Shqipërisë

Federata fiksohet me stadiumet, tjetër impiant i shtohet

Federata Shqiptare e Futbollit prej vitesh po investon për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Shuma të mëdha janë investuar për ndërtimin e stadiumeve të rinj, ndërrimin e tapeteve në impiantet ekzistuese, vendosjen e sistemeve të ndriçimit si edhe ndërtimin e fushave stërvitore për disa klube.

Në kuadër të projekteve ambicioze që FSHF ka për përmirësimin e infrastrukturës, është edhe ndërtimi i një stadiumi të ri në qytetin e Fierit. Për këtë qëllim, Presidenti FSHF, Armand Duka, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, dhe Presidentin e klubit Apolonia, Koço Kokëdhima. Në këtë takim është rënë dakort që të filloj puna për projektimin e një stadiumi të ri me kapacitet 6000-8000 vënde, në të cilin FSHF ka marrë përsipër 1/3 e investimit, me pjesën tjetër që do të duhet të investohet nga Qeveria dhe Bashkia Fier.

Shumë shpejt pritet të filloj puna dhe për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës, në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit ka një rol të madh si investitori kryesor.

EMISIONET