Faza 2 në Itali: Rifillojnë punën linjat hekurudhore, niset treni i parë me 192 pasagjerë

Faza 2 në Itali: Rifillojnë punën linjat hekurudhore, niset treni

Italia ka filluar me lehtësimin e masave të izolimit të fazës së parë të luftës kundër pandemisë.

Nga sot nis faza e 2 e cila sipas qeverisë italiane "do të jetë një bashkëjetesë me virusin deri në zhdukjen e tij" dhe jo një hapje  e plotë e vendit e kthimi në normalitetin e jetës së dikurshme.

Me lehtësimin e masave, mjetet e transportit publik, autobusët, metrotë, linjat hekurudhore do të përshtaten me një sistem të ri distancimi social që do të kufizojë largësinë nga një udhëtar në tjetrin si dhe numrin e pasegjerëve që do të udhëtojnë në to.

Ndërkohë në stacionin qëndror të Milanos janë nisur trenat e parë drejt rajoneve të tjera për personat që udhëtojnë per motive pune dhe shëndeti.

Treni i parë Milano-Napoli është nisur në orën  07:10 me 192 pasegjerë nën masat e distancimit social dhe të sigurisë në vagona.

EMISIONET